Grupet e punës të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të takohen nesër në mesditë ku do të diskutojnë politikat sociale dhe projektet infrastrukturore.
Takimi do të zhvillohet në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje, duke filluar nga ora 15:00.
Mediet vendase raportojnë se nesër do të bisedohet për çështjet sociale, energjetike dhe kulturë.
Grupet e punës pothuajse janë në përfundim të punës së tyre dhe pastaj i mbetet kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa të bien dakord rreth propozimeve të këtyre grupeve, si dhe t’i ndajnë përgjegjësitë qeverisëse.