Kryeministri i Holandës Mark Rutte i ka bërë thirrje qytetarëve të punojnë nga shtëpia, pas rritjes së rasteve me koronavirus gjatë ditëve të fundit.
Rastet e reja me Covid-19 në Holandë u rritën menjëherë vetëm një muaj pasi qeveria vendosi të heqë të gjitha masat, përfshi edhe lejimin e hapjes së bareve dhe klubeve në natës.
Kryeministri Rutte kërkoi më pas falje, duke e quajtur lehtësimin e masave si një “gabim në gjykim” dhe urdhëroi që klubet e natës dhe diskotekat të mbylleshin përsëri deri në mesin e gushtit.
Mesatarja për javën e fundit në Holandë u rrit nga 5 infektime në 58 për 100,000 njerëz.
Advertisement