fbpx

Qeveria me plan për lehtësimin e masave shtrënguese

747c8cc220830e9772df1607feba146c_L-1.jpg

Në komunikimin e mbrëmjes së sotme me shqiptarët, Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria po detajon një plan për të lehtësuar masat shtrënguese ndaj koronavirusit.

“Ne po detajojmë një plan për lehtësimin e masave shtrënguese sapo të shohim rënien e kurbës së rasteve me koronavirus. Por nuk e dimë sa do të zgjasë kjo. Askush nuk e di. Prisnim një kërcim të numrave për javën që lamë pas, mirë po nuk ndodhi. Çka na bën disi më optimistë. Fati i kësaj lufte varet edhe nga rezistenca jonë. Duhet të jetojmë me ditën, as me javën as me muajin”, tha kryeministri Edi Rama.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303