Qeveria ndryshon vendimin për banorët e Unazës së Re

5239898.jpg

Banorët e Astirit po bëjnë 23 muaj që vijojnë protestën e tyre pa ndalim dhe nuk ka marrë ende asnjë përgjigje nga qeveria se çfarë do të bëhet më shtëpitë e tyre.

Për Këshilli i Ministrave ka miratuar sot një vendim që merr përsipër të trajtojë këto familje, që preken nga projekti i “Unazës së Madhe”  në Tiranë.

Sipas  VKM-së,  banorët e Unazë së Re në vend të periudhës dy vjeçare të qerasë së paguar, do të përfitojnë nga programi social i strehimit pagesën e plotë të qirasë, nga momenti i mbarimit të afatit të përcaktuar.

“Në pikën 1, fjalët “… përfitojnë pagesën e qirasë për një periudhë dyvjeçare, nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.” zëvendësohen me “…përfitojnë nga programi social i strehimit pagesën e plotë të qirasë, nga momenti i mbarimit të afatit të përcaktuar deri në sistemimin me strehim në një nga programet që parashikon ligji për strehimin”, shkruhet në Vendimin e Këshillit të Ministrave.

/real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303