fbpx

“Qeveria po i vret”. Reagon për protestat në vend, Klevis Balliu lëshon deklaratën e fortë

balliu.png

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu ka reaguar në rubrikën “Opinion” për protestat për vrasjen e Klodian Rashës.

Balliu duke iu referuar deklaratave të sekretarit të përgjithshëm të PS-së, i kujtoi vajzën e ish-zv.kryeministrit Niko Peleshi dhe reagimin e saj për protestën për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.

“Taulant Balla nga të paktët njerëz në Shqipëri që është zyrtarisht shpifës, i njohur. Vajza e Niko Peleshit nuk merr urdhër nga PD, ka bërë reagim publik. Të shohë kush po reagon. Po reagojnë të rinjtë e të rejat që iu kanë vjedhur të ardhmen. Kanë 8 vite që emigrojnë në Europë sepse ky vend nuk ka më shpresë për shkak të Edi Ramës dhe politikave që përfaqëson. Rama ka ardhur në pushtet me krimin dhe kur vjen me krimin do bësh krim dhe sot po bën krime. Ajo që po i bën të rinjve e të rejave me gaz lotsjellës dhe në periudhë pandemie. Qeveria po i vret ata.

Kam një raport të KiE që tregon se policia e drejtuar sot nga Edi Rama është polici që ka larguar profesionistët. Nuk ka larguar bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit. Vettingu ka hequr profesionistët, policët e vjetër për të futur militantët e rilindjes, të partisë. Këto akuza qesharake të Taulant Ballës që ata mund t’i quajnë çfarë të duan por fakti është një dhe i vetëm, u mbush kupa”, theksoi Balliu.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303