Qeveria ruse miraton ndërtimin e autostradës që lidh Kinën me Europën

Rusia ka miratuar nisjen e punës për ndërtimin e një autostrade 1250 milje të gjatë.

Autostrada “Meridan” do të arrijë pothuajse 1250 milje (2000 km) dhe do të shkojë drejt perëndimit nga kufiri i vendit me Kazakistanin, duke krijuar rrugën më të shkurtër për të lëvizur mallrat midis Evropës dhe Kinës kontinentale.

Dimitri Medvedev në Rusi ka miratuar fazën e parë të projektit, i cili do të financohet si pjesë e një partneriteti publik-privat.

Projekti do të kushtojë rreth 600 miliardë rubla, ose rreth 9.4 miliardë dollarë. RIA Novosti raportoi se më shumë se 80% e tokës që nevojitet për ndërtimin e autostradës tashmë është blerë.

Rruga e re do të përmirësojë aksesin evropian në Rusinë Perëndimore dhe Azinë Qendrore, aks që përshkohet me makinë.

Në vitin 2013, presidenti kinez Xi Jinping nisi Iniciativën e Brezit Rrugor (BRI) – një politikë globale të infrastrukturës që synonte ndërtimin e porteve, rrugëve dhe hekurudhave për të krijuar korridore të reja tregtare që lidhin Kinën me Azinë, Afrikën dhe Evropën.