fbpx

Qeveria shtyn datën për ndalimin e grumbullimeve 

Screenshot_35.jpg

Ndalimi i grumbullimeve në vendet e mbyllura dhe të hapura do të jetë në fuqi deri më 8 prill. Sipas vendimit të qeverisë, ndalimi i grumbullimeve mbi 10 persona do të qëndrojë në fuqi deri më tetë prill, deri në një vendim të dytë.Në rregullat e vendosura nga qeveria për frenimin e pandemisë, afati për këtë kufizim ishte 25 marsi, por tashmë është zëvendësuar me togfjalëshin “deri në datën 8.4.2021”.Kujtojmë se ditën e djeshme Komiteti Teknik i Ekspertëve lajmëroi se në vend do të vijojnë të mbeten në fuqi deri në një afat të pacaktuar të njëjtat masa anti-covid.Po ashtu, ekspertët bënë të ditur se maturantët do t’i ktheheshin bankave të shkollës.Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve Mira Rakacolli u shpreh ditën e djeshme se duke parë rezultatet e deritanishme, situata duket e qëndrueshme por shifrat përsëri nuk janë aty ku duhet të jenë për të liruar situatën.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303