fbpx

‘Qeveria vrapon të shembë një monument kulture’, shpërthen Basha: Rama përgjegjës për…

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar sërish në lidhje me vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar. Ai thotë se Shqipëria është i vetmi vend në botë që në momentin e pandemisë, qeveria vrapon të shemb një monument kulture.

“Ne jemi i vetmi vend në botë që në momentin e pandemisë, qeveria vrapon të shemb një monument kulture. Thonë do ta bëjmë teatrin me lekët tona. Por me çfarë lekësh? Me lekët e shqiptarëve? Unë kam takuar shumë njerëz dhe gjendja është aty ku s’mban më. Të kujt janë lekët për teatrin? 30 milion euro. Të kujt janë të Lali fikut? Janë lekët e shqiptarëve”, tha Basha në emisionin “Kjo Javë” të Nisida Tufës.

Më tej, ai bën fajtor Ramën për përhapjen e COVID-19 në Krujë dhe Durrës.

“Është përgjegjësi që ka infektuar Kurbinin, Krujën dhe Durrësin. Dje kishim raste të reja në Durrës se ai ka rrasur gratë dhe vajzat në hapësira të vogla te fasonet. Se refuzon t’i paguajë. Ky kryeministër është e keqja e këtij vendi. Mendon vetëm për pasurinë e tij dhe të disa njërëzve që mban rreth vetes. Nuk ka të drejtë bashkia e Tiranës të shembë një monument kulture. I gjithë ky vrap bëhet për të tërhequr vemëndjen se Rama është kryeministri më i dështuar në Ballkan.Ky do jetë dimri më i vështirë për shqiptarët”, tha Basha.