Një ngjarje tragjike është parandaluar nga policia. Mësohet se një 20-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në Vjenë të Austrisë, pasi akuzohej se po planifikonte një sulm terrorist me lëndë plasëse në fshatin e Krishtlindjeve në qendër të qytetit.
Arrêstimi i të riut me origjinë nga Shqipëria u bë nga forcat speciale “Cobrâ”, të cilët përgjua për disa kohë têrroristin e dyshuar dhe zbuluan se ai ishte pjesë e një grupi têrrorist shqiptar, të cilët ishin simpatizantë të ISIS.
I riu kishte planifikuar që në ditën e ndërrimit të viteve, të aktivizonte lëndë plasëse në sheshin “Favoriten” në Vjenë, i cili në këtë periudhë të vitit mirëpret mijëra turistë që vizitojnë tregjet karakteristike të Krishtlindjeve.
Tanimë operacioni vijon në kontekstin e bashkëpunimit ndërkombëtar për të zbuluar të gjitha fijet e bandës terroriste dhe lidhjen që ata kanë me ISIS.
Përveç shqiptarit, në Vjenë u arrestuan edhe dy çeçenë, të moshës 25 dhe 31 vjeç, të cilët gjithashtu po përgatisnin një sulm terrorist. Akuza mohohet kategorikisht nga të dy.