fbpx

Qindra raste dhe 14 të vdekur nga Covid në Kosovë

20210916_150637.jpg

 

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot 14 viktima nga Covid në Kosovë. Sipas të dhënave, në orët e fundit janë regjistruar 368 raste të reja.Konfirmimi i këtyre rasteve vjen pas testimit të rreth 7  mijë mostrave.“Nga 6.882 testime, 368 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.382 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 142.064”, ka njoftuar MSh-ja.

Njoftimi i plotë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.675 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.110.286 doza të vaksinës.Deri më sot 399.341 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 6.882 testime, 368 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes.Sot janë shëruar 1.382 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 142.064. Në total numri i rasteve aktive është 13.473.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303