‘QSUT, vatra më e madhe e infeksionit dhe Rama del e bën teatër’

bardh-spahia-770x382-770x382.jpg

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia është kapur sot me daljen e Ramës pranë QSUT, ku shkruan se ai po bën teatër.

Postimi:

QSUT është tashmë vatra më e madhe e infeksionit, teksa vendi po hapet dhe Edi Rama del e bën teatër, se po investon për ambiente të reja!!! Me kukullën e vet militante u treguan njerëzve mure, por personeli shëndetësor, ata që prej ditësh jetojnë e punojnë me ankthin e infektimit, pasi konstatojnë se si ditë pas dite kolegë të tyre rezultojnë pozitivë, nuk u pa askund!

Kaq nuk ju bëhet vonë se ka mjekë specialistë që punojnë me këtë tension, e të tjerë që nuk u bëhet tamponi?

Injorimi flagrant i kësaj situate, përmes arrogancës për të shpikur sukses, aty ku ka gjendje alarmante, është ilustrimi më i mirë se Edi Rama nuk ka menduar ndonjëherë për njerëzit e as personelin shëndetësor. Nuk iu bë vonë për njerëzit e prandaj numri i testimeve ka qenë më i ulëti në rajon, e njëlloj nuk i bëhet vonë që struktura më e madhe shëndetësore publike është kthyer në vatër infeksioni, rrezik edhe për cdo pacient që shkel aty! Që Edi Rama e kupton sa e rrezikshme është kjo këtë situatë, kjo duket nga mungesa e mjekëve përkrah kryeministrit. Kujdesin për vete nuk e kursen! Taksapaguesit që i sigurojnë qëndrimin në karrige, por edhe vizitë fundjave në Paris, janë më mëshirë të fatit! Edi Rama ka hyrë në histori si fatkeqësia më e madhe e qytetarëve të vet, sepse edhe kur e kupton situatën, qytetarët nuk i ka prioritet, as personelin shëndetësor që në cdo vend të botës ka prioritet maksimal në këtë periudhë pandemie!

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303