Qumësht apo lëng portokalli në mëngjes?

Për disa njerëz është më e zakonshme që sapo zgjohen në mëngjes të vrapojnë drejt kuzhinës për të pirë një gotë qumësht. Disa të tjerë preferojnë lëngun e portokallit, e disa preferojnë ta nisin ditën duke konsumuar kafe.

Por, nëse bëni pjesë në grupin e njerëzve që nuk doni ta pini kafenë me stomakun bosh, atëherë gjendeni përballë dy zgjedhjeve, qumësht apo lëng portokalli.

Lëngu i portokallit:

Një gotë me lëng portokall të shtrydhur përmban 110 kalori. Ai është i pasur me vitaminë C, një antioksidant i fuqishëm që mbron lëkurën nga dëmtimi i diellit dhe veprimi i radikaleve të lira. Por, sipas një studimi të Rochester Eastman Institute for Oral Health lëngu i portokallit mund të dëmtojë rëndë smaltin e dhëmbëve duke reduktuar fortësinë e tyre me 84 % tek njerëzit që e pinin atë çdo ditë.

 

Qumështi:

Një gotë me qumësht siguron 20% të nevojave ditore të proteinave dhe kalciumit që i nevojitet trupit. Por, kur nuk është i përpunuar acidet e tij yndyrore mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, obezitetit dhe diabetit të tipit 2.

 

Qumësht apo lëng portokalli?!

Përgjigjja e duhur është qumështi. Është më i lehtë për dhëmbët, ka kalcium e proteina që ndihmojnë në rindërtimin e dhëmbëve etj. Nëse qumështi është organik ai do të përmbajë shumë antioksidantë të dobishëm për trupin dhe vitaminë E./real-news.tv/