Qytetarët ‘demanskojnë’ patronazhistët, nxjerrin listën me emrat e personave që i ‘survejojnë’

hak.jpg

Disa ditë më parë doli në media lajmi për nxjerrjen e të dhënave të qytetarëve nga E-Albania.

Ishte PD ajo që e denoncoi këtë gjë fillimisht, ndërsa tashmë të gjithë qytetarët kërkojnë të dinë se cilët janë patronazhistët e tyre. Banorët e Unazës së Re në Tiranë kanë gjetur një formë proteste të veçantë ndaj patronazhimit të bërë nga socialistët, për të gjurmuar dhe identifikuar bindjet e tyre politike.

Banorët kanë publikuar emrat e patronazhistëve në lista të afishuara në shtyllat e lagjes dhe në ambiente qartësisht të dukshme nga qytetarët.

Databaza e të dhënave në selinë rozë ka shkaktuar një debat publik në lidhje me cenimin ose jo të privatësisë dhe të dhënave personale, ku SPAK gjithashtu ka nisur një hetim për këtë çështje sensitive.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303