Qytetarët flenë në makina, vjen apeli i fortë nga dy specialistët e njohur

20191128_004718.png

Tërmeti 6.4 ballë Righter ka tronditur Durrësin dhe vendin tonë. Ekspertë të njohur të sizmologjisë të ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” u shprehën se situata më e rëndë ka kaluar. Profesori nga Maqedonia e Veriut Mihail Garevski, që mban gradën Doktor i Shkencave në Universitetin e Bristolit në Angli për Sizmikën dhe Tërmetet si dhe Koordinator në Disa grupe Ndërkombëtare të Punës për raste Katastrofe Sizmike si në Maqedoninë e V. dhe vende të tjera të botës tha se tashmë mund të ketë pas-lëkundje të vogla, por paniku ka kaluar.

Profesori Mihail Garevski Jam i kënaqur për strukturën inxhinierike në Shqipëri. Nuk them se janë në kushte jashtëzakonisht të mira, por një tërmet me një magnitudë kaq të madhe, viktimat mund të ishin edhe më të mëdha, pasi ishte me një fuqi tepër të madhe.

Dr.Inxh Agim Serjani: Edhe në Shkup ka rënë tërmet dhe pasojat në Shkup kanë qenë më të shumta. Dëmet janë sigurisht sërish të mëdha.

Inxh. Sokol Kikino: Shkaqet e fatkeqësisë janë të shumta.

Profesor Mihail Garevski: tronditja kryesor besoj e shpresoj ka ikur. Shpresojmë që ky është tërmeti më i madh, ndoshta edhe lëkundje mund të ketë, por më të vogla se magnituda 4.0. Mund të ketë magnitudë 4 ose 4.5, por jam i sigurt që nuk ka vend për panik. Tashmë besoj se toka sa vjen e qetësohet.

Praktikisht është e vështirë të parashikohet tërmetim, sepse askush nuk e parashikon dot tërmetin, por zakonisht në këtë rajon, siç ndodhi edhe në Shkup më 1963, pas tërmetit të fuqishëm kishte lëkundje, e më pas toka u zbut. Edhe më 1979 në Mal të Zi kishte magnitudë 7.4, kishte disa pas-ëlundje e më pas situata u qetësua. BW

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303