Qytetarët mbështesin protestën e studentëve

auto_studentet-proteste-703x3651544170252-1.jpg

Sot është dita e katërt e protestës studentore, të cilët po marshojnë momentalisht drejt Ministrisë së Arsimit. Mes studentëve, shumë qartë mund të shihen qytetarë dhe prindër, të cilët mbështesin nismën dhe lëvizjen e të rinjve. Protesta e studentëve ka arritur të ngrohë zemrat e qytetarëve, të cilët që në ditën e parë i kanë suportuar ata .

Ndërkohë, edhe në emisionin e mëngjesit ‘Koha për tu zgjuar’ në News 24, shumë qytetarë kanë telefonuar duke thënë se studentët kanë të drejtë dhe duhet të vazhdojnë protestat e tyre demokratike.

Telefonues 1: I mbështes kërkesat e studentëve. Janë zhgënjyer studentët. Të bëhet arsim falas, shëndetësi falas. Duhet t’u japin rrugëzgjidhje studentëve.

Telefonues 2: Studentët të shtojnë kërkesat, të vazhdojnë protestën se të gjithë i mbështesin.

Telefonues 3: Shqipëria është në ditën e hallit. Secili që ngrihet që është i administratës qoftë i majtë e qoftë i djathtë, është ngritur se si të vjedhë. Ne pensionistët jemi katandisur në pikë të hallit sepse nuk ka sindikata.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303