fbpx

“Qytetarët me lejen në celular”. Rama publikon videon, zbulon ç’bëjnë policët

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit një vide të policisë gjatë një aksioni të zhvilluar gjatë 24-orëve të fundit.

Rama ndërsa ka publikuar videon shkruan se qytetarët janë paraqitur me leje në telefon në momentin që janë kontrolluar nga policia.

“Super qytetarët me lejen në celular, super policia e shtetit me kontrollet”, shkruan Rama krahas videos.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama bëri me dije se nesër do të lejohet lëvizja me leje deri në orën 13:00 dhe në pas deri të hënën askush nuk ka të drejtë të lëvizë nga shtëpia.

🔴 SUPER QYTETARËT ME LEJEN NË CELULAR, SUPER POLICIA E SHTETIT ME KONTROLLET🙏

Geplaatst door Edi Rama op Vrijdag 3 april 2020