Qytetarët nga e gjithë Shqipëria protestë përballë Ramës, denoncojnë skandalin: Na manipuluan firmat…

Dhjetra banorë të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë, po protestojnë sot përpara kryeministrisë kundër ndërtimit të HEC-eve nga ana e qeverisë, që sipas tyre po bëhet pa kriter, dhe po dëmton në mënyrë direkte jetën e tyre.

Banorët thonë se ndaj natyrës po kryhet një gjenocid i pallogaritshëm, pasojat e të cilit do ti vuajnë për shumë vite brezat e ardhshëm.

‘’Askush nuk na ka pyetur për mendimin tonë, nuk do të lejojmë ndfërtimin e HEC-eve në vendin tonë”, shprehet një prej banorëve, ndërsa akuzojnë se u janë manipuluar firmat nga ana e Ministrisë së Energjitikës dhe Infrastrukturës.

“Kemi bërë protesta në fshatra, dhe askush nuk na ka dëgjuar, ne jut hemi mjaft këtyre lubive, që kërkojnë të na thajnë lumenjtë dhe të na lënë pa jetë”, shprehet një tjetër prej protestuesve.

Disa nga thirrjet e protestuesve:

Jo Hece në Vjosë

Jo Hece në Valbonë

Jo Hece në Shushicë

Jo Hece në Gurë të Bardhë

Jo Hece në Kelmend

Jo Hece në Kaçina