Qytetarët ‘përplasen’ me kryeministrin

Screenshot_1-8.png

Kryeministri Rama, në vijim të ritualit të tij të përditshëm, mëngjesin e sotëm ka përshëndetur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke publikuar një video në lidhje me ecurinë e treguesve në sektorin e energjisë.

“MIRËMËNGJES dhe me ecurinë pozitive të treguesve në sektorin e energjisë elektrike ku vijon ulja e humbjeve duke zbritur për herë të parë në 23.9%, ju uroj një ditë të mbarë”-shkruan Rama në postimin e tij.

Por, pas këtij postimi, qytetarët kanë vijuar me komente aspak pozitive, ku më së shumti i bëjnë thirrje të rrisë ekonominë, pasi populli po vdes për bukë.

Një qytetar shkruan se populli është në mjerim dhe se në vend kanë mbetur vetëm pleqtë, të cilët janë vetëm konsumatorë dhe me ta nuk rritet ekonomia. Ai vijon më tej duke thënë se çmimi i dritave në vendin tonë është më shtrjenjtë se në të gjithë Evropën, madje edhe se në Gjermani.

Ndërkohë, një tjetër qytetar shkruan se asnjë nga bizneset e mëdha nuk paguan energjinë elektrike, sidomos qendrat tregtare dhe nuk merret asnjë masë. Ndërkohë, për qytetarët e thjeshtë dhe të varfërit shteti i fut në burg se s’kanë mundësi ta paguajnë atë.

Më tej, një tjetër komentues i bën thirrje të rrisë të ardhurat dhe të lërë udhëtimet me avion, sepse shqiptarët nuk kanë bukë të hanë dhe po ikin nga mali, pasi në këtë vend shteti tallet me qytetarët dhe nuk ka drejtësi. E sigurisht që nuk mungojnë as komentet pozitive për punën e tij dhe qeverisë që ai drejton.

Për më tepër shihni komentet:

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303