Qytetarët vënë në pranga 22-vjeçarin nga Fushë-Kruja

Bashkëpunimi i policisë me komunitetin ka vënë në pranga një22-vjeçar për armëmbajtje pa leje.

Edison Ajazi, 22 vjeç, lindur dhe banues në Fushë-Krujë u arrestua pas informacioneve të marra se në lagjen “Magaze” ka të shtëna me armë zjarri në afërsi të banesës së tij.

Menjëherë u organizua puna dhe u ushtrua kontroll në banesën e Edison Ajazit, ku në dhomën e gjumit të tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik model 56, një krehër me 15 fishekë luftarakë.

Në përfundim të veprimeve të para, materialet procedurale në ngarkim të Edison Ajazi  iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi pa leje i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”

Lër një koment