fbpx

Qytetari denoncon lokalin që ngre muzikën ‘tallava’ në Yzberisht, policia hyn e del si klient, nuk merr asnjë masë

51EB65FB-A101-4014-9820-B4C3604C7795.jpeg

Një qytetar i Tiranës, banor i njësisë numër 6 në Yzerbisht, ankohet se një lokal në lagjen e tij mban muzikë të lartë gjatë natës. Qytetari në fjalë thotë se bëri ankesë në Komisariatin Dixhital dhe aty shkoi patrulla. Më pas i erdhi njoftimi që ankesa nuk u konstatua. Qytetari bëri sërish ankesë dhe përsëri asnjë konstatim. Policia hyri në subjektin në fjalë dhe nuk mori asnjë masë.

 

“Jam banor i Njësisë 6 këtu në Tiranë, kemi një shqetësim këtu në lagjen tonë pasi është një lokal aty afër i cili bën aheng pothuajse çdo ditë. Më konkretisht, fundjavën e kaluar si çdo ditë filloi ahengu me përshëndetje live. I shqetësuar, iu drejtova aplikacionit Komisariati Dixhital për të raportuar ankesën që kisha. 00:30 bëra unë denoncimin, ata kanë ardhur rreth orës 00:50 mos gaboj. U futën brenda në lokal forcat e rendit. Mesa duket u pëlqeu atmosfera aty, u ndjenë këndshëm në atë ambient, pinë dhe ndonjë gotë besoj edhe dolën. Prit unë se mos ndryshonte situata hiç. Ndërkohë më vjen mesazhi nga aplikacioni Komisariati Dixhital që nuk u konstatua.

U ankova prapë. Erdhën prapë. Kësaj radhe erdhën me fenerlina ndezur. Filluan përshëndetjet përsëri. Kësaj radhe përshëndetën dhe forcat e policisë. Qëndruan 5 minuta, nuk e zgjatën shumë edhe ikën përsëri. Prapë më vjen një mesazh që nuk u konstatua. Jemi shqetësuar jashtë mase, sepse jemi dhe në punë, kemi dhe halle, kemi dhe njerëz të sëmurë. Këtë radhë u dorëzova se e pashë që nuk ndodh asgjë. Mora pambuk i vura te veshët, edhe familjarëve ashtu ja u bëra edhe jemi me infeksion veshi tani. Unë i drejtohem emisionit Stop sepse dua të mbaj premtimin që i dërgova dhe Komisariatit Dixhital që videot do t’i çoj tek Stopi sepse nuk mund të lihet denoncimi në dorë të dy policëve që kanë shije muzikore të njëjta me pronarin e lokalit apo me njerëzit që dëfrejnë atje në atë aheng të çmendur”, thotë qytetari për mikrofonin e Stop.

Në këto kushte qytetari u dorëzua dhe vendosi që rastin ta denoncojë në Stop me shpresën se kjo situatë do të zgjidhet.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303