fbpx

Qytetari nga Durrësi apel të fortë: Vila po më shembet, asnjë nuk ka ardhur për ta parë

Pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit i cili la pas 51 viktima dhe shumë dëme sidomos në qytetin e Durrësit, një qytetar nga qyteti bregdetar ka ngritur alarmin në lidhje me vilën në pronësinë e tij, e cila është gati e shembur dhe rrezikon jetën e banorëve përreth.

Qytetari ka bërë me dije nëpërmjet një postimi se vila në pronësinë e tij e cila ndodhet në zonën e Spitallës së Durrësit, është në rrezik shembjeje ndërkohë që rrezikon edhe jetën e banorëve që banojnë pranë tij. Qytetari ndër të tjera ka theksuar se asnjë ekip ekspertësh apo nga bashkia nuk kanë ardhur për ta parë objektin.

Sipas tij në këtë zonë janë shembur shumë objekte, por ende inxhinierët e bashkisë së Durrësit nuk kanë ardhur të shohin vilën e tij e cila është rrezik për jetën e fqinjëve. Kjo sipas tij është neglizhuar për shkaqe të pikëpamjeve politike, pasi zona e Spitallës njihet si një zonë kryesisht  me elektorat të djathtë në Durrës.

Postimi i plotë:

URGJENTE (SHPERNDAJE)

Pershendetje!

Ju lutem jemi 5 anetar ne familje kemi punuar gjith jeten ne kurbet me gru e kalamaj te gjitha shpenzimet e jetes i kemi hedhur ketu.cdo vit paguajme taksa dhe kemi qene jasht mase te rregullt me shtetin.Tani mbas kesaj fatkeqesie qe na ra kerkojme vetem mos te bejme deme te tjera te fqinjet afer.Kjo shtepi nuk mban me askush nuk ka ardh ta shoh kam bere shume kerkesa por asnje pergjigje nuk kam marre akoma.Per momentin me nevojitet vetem prishja e objektit qe mos te demtoj fqinjet qe kam ngjitur..

JU LUTEM PUBLIKOJENI SEPSE NUK PO GJEJME DOT ZGJIDHJE..FALEMINDERIT!

Vila ndodhet ne Spitalle te Durresit ku ne kete lagje jane prishur shume objekte por te ne nuk kan ardhur as per te pare gjendjen.Nuk e dim por mesa kuptojm arsyeja eshte prej pikpamjes politike.