29.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Qytetet më të shtrenjta në botë

spot_img

Parisi renditet si qyteti më i shtrenjtë në botë, pranë Hong Kongut dhe Singaporit.

Është hera e parë që tre qytete mbajnë vendin e pare në historinë 30 vjeçare të sondazheve së Njësisë Ekonomike të Inteligjencës,që krahason çmimet në 133 qytete globale.

Kryeqyteti francez u rendit i dyti vitin e kaluar dhe është një nga katër qytetet evropiane në 10 me çmimet më të larta.

Sondazhi krahason koston e artikujve më të zakonshëm si ushqimi, pijet, transporti, faturat dhe qiraja në 133 qytete.

Pastaj përcaktohet nëse çmimet janë rritur ose ulur dhe i krahason me koston e jetesës në Nju Jork,e cila përdoret si pikë referimi.

Qytetet më të shtrenjta në botë:

1. Singapore (Singapore)

1. Paris (France)

1. Hong Kong (China)

4. Zurich (Switzerland)

5. Geneva (Switzerland)

5. Osaka (Japan)

7. Seoul (South Korea)

7. Copenhagen (Denmark)

7. New York (US)

10. Tel Aviv (Israel)

10. Los Angeles (US)

 

Qytetet më të varfra

Inflacioni dhe luhatjete monedhës ndikuan në ndryshimet e renditjes së këtij viti me vende si Argjentina,Brazili,Turqia dhe Venezuela,të gjithë patën një rënie drastike të kostos së jetesës.

Karakasi në Venezuelë, ku inflacioni vitin e kaluar arriti shkallën 1.000.000% dhe detyroi qeverinë të nxirrte monedhë të re, u rendit qyteti me koston më të ulët të jetesës.

Damasku, në Siri u rendit qyteti i dytë më i varfër.

Njësia Ekonomike e Inteligjencës tha se ka një numër në rritje të vendeve që po bëhen më të varfra si pasojë e ndikimit politik.

 

Qytetet më të varfra në botë: 

1. Caracas (Venezuela)

2. Damascus (Syria)

3. Tashkent (Uzbekistan)

4. Almaty (Kazakhstan)

5. Bangalore (India)

6. Karachi (Pakistan)

6. Lagos (Nigeria)

7. Buenos Aires (Argentina)

7. Chennai (India)

8. New Delhi (India)

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat