fbpx

“Qyteti i mumjeve” në Egjipt s’fsheh vetëm njerëz…

unnamed.png

Shkencëtarët kanë rreth 150 vjet që eksplorojnë botën e të vdekurve në Sakara, në Egjipt por ky vend enigmatik ende ka mistere për tu zbuluar.

Arkeologët vazhdojnë të ekzaminojnë “nëntokën” nën qytetin e famshëm Sakara, i cili nuk është vetëm vendi i piramidës së famshme Joser, e konsideruar më e vjetra në botë, por edhe një varrezë gjigande, sipas serialit televiziv ‘Thesari i madh egjiptian’ i televizionit britanik Canal 5.

Udhëheqësja Bethany Hughes e quajti vendodhjen “një qytet egjiptian të të vdekurve” dhe “një thesar arkeologjik”. Sipas saj, mijëra ndoshta miliona trupa të mumifikuar janë aty. Ajo theksoi se disa nga gjetjet ishin të vështira për t’u shpjeguar.

“Të gjitha këto mumie janë të jashtëzakonshme, por arkeologët kanë zbuluar diçka tjetër. Jo vetëm trupat e njerëzve janë varrosur, por edhe kafshët.

Ka tetë milionë qen të varrosur në një varr masiv, dhe katër milionë zogj në tjetrin, “tha ajo, duke shtuar se aty kishte edhe mace, majmunë, krokodilë, peshq”-tha ajo.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303