Qyteti që nuk sheh dritën e diellit

utqiagvik.jpg

Banorët e një qyteti në skajin verior të Alaskës (SHBA) janë zhytur në një errësirë që do të zgjasë për 65 ditët e ardhshme.

Utqiagviku pritet që të shohë dritën e diellit vetëm në datën 23 janar të vitit të ardhshëm. Të dielën dielli shkëlqeu vetëm për 64 minuta, ndërsa banorët e qytetit festonin ditën e tyre të fundit me dritë.

Për të shkuar në këtë qytet duhet të udhëtosh dhjetëra kilometra në rrugë të ngrira dhe të rrezikshme, pasi lidhja ajrore është e pamundur për shkak të kushteve atmosferike.

scroll to top