fbpx

“Ra në depresion kur mori vesh se…”, vdes nga ataku kardiak fansi më i zjarrtë i Donald Trump

bed435dc93ebc123ff203a893bb962b9_L.jpg

Bussa Krishna është fansi më i flaktë i Presidentit Donald Trump. Mirëpo, ai ka ndërruar jetë nga arresti kardiak pasi mësoi se presidenti Trump është infektuar me koronavirus së bashku me zonjën e parë, Melanie Trump.

B Vivek, një kushëri i tiji, i tha indianexpress.com se Krishna u zgjua në mëngjes si zakonisht, bëri një banjë dhe një filxhan çaj, dhe më pas u shemb në tokë.

“Ai kishte rënë në depresion pasi dëgjoi për Trump ishte me koronavirus. Ai nuk po hante si duhet. Kur e çuam menjëherë në spital, mjekët e shpallën të vdekur. Shkaku i vdekjes është një arrest kardiak”, tha ai.

Ai ngjiti fotografitë e Trump nëpër mure në shtëpinë e tij dhe madje filloi të mbante bluza të stampuara me imazhet e idhullit të tij. Kudo që shkonte, ai mbante një fotografi të Trump.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303