fbpx

Ra në vaskat e peshkut, humb jetën fermeri në Roskovec, policia jep detajet

vaskat.jpg

Ditën e sotme një fermer ka humbur jetën paraditen e sotme në vendin e quajtuyr “Vaskat e peshkut” në Roskovec.

Burime nga policia bëjnë me dije se 50-vjeçari ishte duke drejtuar një mjet bujqësor pranë këtyre vaskave, por për shkaqe ende të paqarta ka humbur kontrollin dhe ka rënë aty duke u mbytur.

Njoftimi i policisë
Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 11:00, në vendin e quajtur “Vaskat e peshkut” Roskovec, shtetasi Y. P., rreth 50 vjeç, duke drejtuar mjetin tip motorrkorrëse, është përmbysur në një nga vaskat e peshkut dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303