Ra nga kati i 6 i pallatit, Partizani tjetër njoftim për gjendjen shëndetësore të Teqjes

Një tjetër njoftim është bërë publik lidhur me gjendjen shëndetësore të portierit Aldo Teqja nga klubi i futbollit ‘Partizani’.

Raportohet se i lënduari është drejt përmirësimit të plotë.

Klubi shkruan se shumë shpejt ai do të jetë pjesëtar i skuadrës dhe shkruan se do vijojë t`i qëndrojë pranë Teqjes.

Kujtojmë që disa ditë më parë, Aldo Teqja u rrëzua aksidentalisht nga kati i 6-të i pallatit në banesën ku jetonte në Komunën e Parisit dhe për fatin e mirë nuk pati dëmtime të rënda.

Postimi i klubit të Partizanit:

NJOFTIM

Klubi njofton se gjendja shëndetësore e portierit Aldo Teqja është drejt përmirësimit të plotë. Shumë shpejt pjestari i skuadrës pritet të lërë ambientet e spitalit të Traumës. Klubi dhe tifozët vazhdojnë ti qëndrojnë pranë Aldos përgjatë gjithë periudhës së qëndrimit të tij në ambientet e spitalit”.