fbpx

Ra zjarr në ambientet e Drejtorisë Arsimore Rajonale, kush ia vuri flakën? Mësohet se autori është…një mësues

800-0-bf23c45e546304e3d5762c2efc201976.jpg

U tha se ra një zjarr në ambientet e Drejtorisë Arsimore Rajonale në Fier, ku në fillim u konsiderua se ishte aksidentale. Por së fundmi është zbuluar se zjarrin e ka vënë një mësues.

Personi përgjegjës për këtë rast është vënë në pranga nga policia, ndërsa gjithçka njoftoi policia, ka ndodhur për motive të dobëta. Sipas uniformave blu, 33-vjeçari Indrit Alushi i ka vënë zjarrin katit të dytë të DAR Fier, duke e spërkatur fillimisht me lëndë djegëse të llojit benzinë.

Teksa ambientet e kati të dytë të Drejtorisë Arsimore u përfshinë nga flakët, Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësja. Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se zjarri ishte vënë qëllimisht nga 33- vjeçari Indrit Alushi. Burimet thanë se 33-vjeçari kishte aplikuar më herët për t’u punë- suar si mësues nëpërmjet portalit, vend të cilin nuk e ka fituar. Duket se këtë gjë, 33- vjeçari nuk e ka kapërdirë dot. Ndoshta i bindur se e kishte humbur me pa të drejtë punën si arsimtar, ai ka shkuar në Drejtorinë Arsimore të Fierit me benzinë me vete.

Me t’u gjendur në katin e dytë të drejtorisë, rreth orës 15:10 të ditës së djeshme, i riu ka spërkatur me lëndën djegëse ambientet përreth dhe i ka vënë flakën. Menjëherë më pas është larguar në drejtim të paditur. Duke qenë se identifikimi i të dyshuarit u bë menjëherë, ai u kap nga Policia. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, falë punës së mirorganizuar dhe veprimeve të shpejta profesionale, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen në kohë rekord të autorit të kësaj ngjarje, i cili për motive të dobëta, i ka vënë zjarrin katit të dytë të DAR Fier, duke e spërkatur fillimisht me lëndë djegëse (benzinë)”, njoftoi Policia.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303