fbpx

Radhë kilometrike/ Fluks i madh udhëtarësh në Kakavijë, grekët marrin vendimin e papritur

Një radhë kilometrike me udhëtarë është parë ditën e sotme në Kakavijë. Kjo gjë ka bërë që pala greke të marrë një vendim.

Raportohet se puna është pezulluar pasi nuk po përballohet fluksi i madh.

Një situatë e pazakontë e cila ka bërë që radha në pikën kufitare të shtohet akoma më shumë duke u shtrirë në disa kilometra. Qytetarët shqiptarë që presin të kalojnë për në Greqi janë në paqartësi totale dhe nuk dinë çfarë do të ndodhë me rifillimin e punës nga ana e sporteleve greke.