fbpx

Radhët në Athinë, MEPJ thirrje qytetarëve: Respektoni orarin e caktuar nga ambasada

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas publikimit të denoncimeve për radhë në  ambasadën shqiptare në Athinë.

MPJ njofton se shërbimet ofrohen pa ndërprerje nga ora 08:00 deri në orën 20:00, teksa i bën apel qytetarëve që të respektohen oraret e përcaktuara, në mënyrë që të evitohet mbivendosja e tyre dhe radhët e krijuara.

“Gjithkush duhet të respektojë rigorozisht orarin e lënë me konsullin për asistencën e kërkuar, për të garantuar shpejtësi, cilësi dhe siguri në marrjen e shërbimit, për veten dhe të tjerët” – njofton MEPJ me anë të një reagimi në facebook.