Mediat italiane raportojnë për një ngjarje të pazakont, ku dy efektivë policie në Romë janë kapur në flagrancë duke kryer marrëdhënie seksuale në makinën e shërbimit, pasi kishin lënë radion ndezur.
Në lidhje me këtë, mediat italiane kanë shkruar se është hapur një hetim .
Protagonistët ishin një çift i policisë rrugore. Dikush nga kolegët e tyre përfitoi nga fakti që radio u la ndezur pa dashje dhe regjistroi ngjarjen.
Më pas ai e dërgoi atë tek shefi i përgjithshëm i policisë lokale të Romës, Stefano Napoli. Tashmë ka nisur një hetim për dy efektivët e policisë që ishin në shërbim gjatë natës.