fbpx

Raiola “show”: Ibra-CR7 dyshe perfekte, koha e Pogba te United mbaroi

Screenshot_7-6.png

 

Mino Raiola flet pa doreza dhe në mes janë emra si Paul Pogba dhe Zlatan Ibrahimovic, të cilët gjithmonë bëjnë zhurmë. Menaxheri i njohur ka dhënë një intervistë për Tuttosport, që do të botohet në numrin e nesërm të gazetës italiane.Në mediat italianë janë zbuluar disa pjesë të saj, teksa Raiola është ngacmuar për kampionin e botës dhe zbulon edhe të ardhmen e tij. “Mund të them se koha e Pogba te Manchester United ka përfunduar”, është një prej fjalive të menaxherit.Pogba është nën kontratë deri më 30 qershor të vitit 2021, por ka një klauzolë që i jep të drejtën “Djajve të Kuq” t’ia zgjatin kontratën edhe një vit tjetër. Kjo është një mundësi për ta që të përfitojnë nga transferimi i tij.Raiola ndërkohë ka folur edhe për Zlatan Ibrahimovic, duke shigjetuar kampionët e Italisë për të. “Juventusi duhet të kishte firmosur me Zlatan Ibrahimovic. Ai do të kishte qenë një partner perfekt në sulm për Cristiano Ronaldon”, është shprehur Raiola.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303