Rajoni i Hessen në Gjermani heq dënimin me vdekje

Rajoni perëndimor i Hessen ka votuar për heqjen e dënimit me vdekje nga kushtetuta e tij, duke ndryshuar atë të cilën e kanë konsideruar si një anomali ligjore 69-vjeçare.

Rajoni perëndimor është i fundit në Gjermani që ndryshon kodin ligjor lokal, pasi kushtetuta kombëtare shfuqizoi dënimin me vdekje në vitin 1949.

Rezultatet e referendumit treguan se rreth 83% e votuesve ishin në favor të ndryshimit të dispozitës së vitit 1946.

Midis 1946 dhe 1949, dy persona u dënuan me vdekje në këtë rajon, por vendimet u ndryshuan më vonë në dënime të përjetshme.

Ndëshkimi kapital është i ndaluar në të gjitha vendet e BE-së.

Referendumi, i cili u zhvillua të djelën, rastisi me një votim rajonal, në të cilin partia e kancelares gjermane Angela Merkel pësoi humbje të thellë.

Të hënën, ajo njoftoi se do të largohej si udhëheqëse e partisë dhe se do të japë dorëheqjen si kancelare gjermane në vitin 2021.

Lër një koment