fbpx

Rakacolli e njofton: Mund të shtohen infeksionet respiratore në vjeshtë-dimër

raka.jpg

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli është ndalur te situata e krijuar nga COVID duke theksuar se po merren të gjitha masat që të përballohet fluksi në periudhën vjeshtë-dimër ku sipas saj infeksionet janë më prezente për shkak dhe të qarkullimit të virusit të gripit.

“Mesatarja ka qenë më e ulët se një javë më parë. Mund të jetë reflektim se është rritur ndërgjegjësimi i njerëzve dhe maskat po japin efekte pozitive. Ne jemi të përgatitur që nëse do të rëndohet situata vjeshtë dimër, ta përballojmë.

Po përgatisim shtimin e testimeve, vënien më me efikasitet të strukturave. Ne do mendojmë më të keqen, mund të shtohen infeksionet respiratore në vjeshtë dimër dhe kemi trefishuar sasia e vaksinave falas, mund të përballemi me një numër të shtuar të sëmundjeve të zemrës, të mushkërive prandaj jemi të përgatitur dhe po bëjmë një palë të mirëcaktuar se di do t’i përballim këto probleme. Po bëhemi gati për të përballur edhe me problemet e shëndetit mendor”, tha Rakacolli.

Për hapjen e shkollave, tha se ky është një vendim mjaft i diskutuar, por shprehu bindjen se gjithçka do të shkojë mirë nëse zbatohet protokolli.

“Ka qenë në vendim hapja e shkollave që e kemi marrë pas shumë konsultimeve, gjërat do të shkojnë mirë nëse do të zbatohet protokolli. Kopshtet dhe çerdhet shkuan shumë mirë, në fillim patëm 2-3 vatra të vogla, por tani janë mirë”, shtoi Rakacolli.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303