fbpx

Raketa SpaceX ndriçon qiellin kalifornian

spaceX.png

SpaceX, në pronësi të manjatit amerikan Elon Musk, ka lëshuar në hapësirë një tjetër satelit vëzhgues, duke krijuar pamje spektakolare në qiellin e Kalifornisë.

Sateliti u lëshua me sukses përmes raketës Falcon 9, nga baza e forcave ajrore Vandenberg.

Është hera e parë që “SpaceX” ulet me sukses në një bazë ku nisen anijet hapësinore në bregun perëndimor amerikan. Uljet e mëparshme të raketës “Falcon 9” kanë ndodhur në qendrën Kennedy të NASA-s që ndodhet në Florida.

Kompania “SpaceX” synon të ulë koston e lëshimeve drejt hapësirës, nëpërmjet ripërdorimit të raketave në vend që t’i hedhë ato në oqean, një praktikë e zakonshme që nga vitet e hershme të NASA-s.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *