Raketat bërthamore të Rusisë gati për t’u vënë në përdorim

avangarde.jpg

Sistemi i ri hipersonik i raketave ruse, që presidenti Vladimir Putin pretendon se është “i pacënueshëm” ndaj mbrojtjes së SHBA, do të hyjë në shërbim në 2019, tha kreu rus pas një prove të raketës të mërkurën.

“Rusia është e para në botë me një lloj të ri të armëve strategjike dhe kjo do të sigurojë sigurinë e shtetit tonë dhe të popullit tonë për dekada të tëra”, tha Putin, sipas shërbimit të lajmeve shtetërore Tass.

“Kjo është një dhuratë e mrekullueshme për vendin për Vitin e Ri,” -është shprehur Putin.

Sistemi hipersonik Avangard është testuar nga baza ajrore ushtarake Dombarovsky në jugperëndim të Rusisë, sipas Tass. Raportet e tjera thonë se Avangard ka gamë interkontinentale dhe aftësinë për të fluturuar më shumë se 15.000 milje në orë.

“Do të jetë praktikisht e paprekshme,” tha Putin.

Ndërsa nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm të Pentagonit mbi njoftimin e Putin të mërkurën, një zyrtar amerikan shprehu dyshim rreth sistemeve të armëve për të cilat foli Putin.

Analistët gjithashtu, paralajmërojnë se krenaria ruse e aftësive të reja ushtarake shpesh nuk mbështetet në realitet./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303