21.5 C
Tirana
E diel, 26 Maj, 2024

TË FUNDIT

Rama: “Babalja” konsipracion për të rrëzuar qeverinë, unë do e nxjerr të vërtetën

spot_img

Historinë e audio-përgjimit që implikonte vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në pazare droge, kryeministri Edi Rama e quan një konsiparacion për të rrëzuar qeverinë.

Në përgjigjen dhënë gazetarëve nëse do ketë akuzë penale ndaj ndonjë deputeti lidhur me “çështjen Babale”, Rama nuk dha detaje, por u shpreh se ka angazhuar një grup pune për të zbuluar çdo të përfshirë në këtë skemë, me emra dhe mbiemra.

 “Ua kam lënë juve të bëni gazetari dhe mos tundni dybekun në kazan. Po të bëni gazetari i jepni përgjigje shumë thjesht shpejt këtyre pyetjeve dhe ja kishit dhënë përgjigjen shumë më parë se sa prokuroria të arrinte në gjysmë-konkluzionet që ka arritur deri tani. Unë s’dëshiroj të them më tepër, i di të gjitha nga fillimi deri në fund, sepse kam angazhuar një grup të posaçëm që është marrë nga fillimi deri në fund për të mësuar unë të vërtetën. Dhe pres që e vërteta të dalë e plotë. Nuk kam për të ta lënë pa e nxjerrë edhe sikur për një mijë e një arsye të mosarsyes të mbulohet apo të zbutet. Natyrisht që unë nuk jap vendime as bëj pretenca. Për fat të mirë jemi në një sistem ku detyrat janë të ndara, pushtete janë të ndara, por të jeni të bindur që shqiptarët do ta mësojnë nga A të ZH, jo me institucione, me emra dhe me mbiemra kush është përfshirë në këtë konspiracion për rrëzimin e qeverisë, se i tillë është”, tha Rama në një konferencë për mediat.

Ekspertiza e bërë në një laborator britanik mbi audio-përgjimin, zbuloi se regjistrimi nuk është origjinal, dhe edhe pse zërat ngjasojnë, nuk është zëri i Agron Xhafës, vëllait të ministrit. Policia ka arrestuar kunatin e Albert Veliut njohur si “Babalja”, Fredi Alizotin, si personin e dyshuar që ka aktruar duke bërë zërin e Agron Xhafës. Urdhër arresti është dhënë edhe ndaj Veliut, i cili aktualisht ndodhet në Kosovë, atje ku shkoi pas publikimit të audio-përgjimit, për të kërkuar azil.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat