Rama-Basha, marrëveshje si në 2017?! Flet Avokat Ngjela: Janë trembur

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar sot uljen në një tryezë të partive politike për reformën zgjedhore? I ftuar në studion e televizionit Ora, me gazetaren Beti Njuma, Ngjela thotë se politikanët janë të trembur jo vetëm nga reforma në drejtësi por dhe ndryshimin e sistemit.

“Palët janë të tr.embura. Basha është tr.embur. Nuk ka rëndësi pse është trembur por kuptohet se është friguar. Dy janë arsyet. E para sëpata që ka ngritur SPAK. Të shohim kë do të godasë. Mendojmë se do të godasë korrupsionin e lartë shtetëror. E dyta ishte kërkesa e opozitës aktuale në parlament për  ndryshimin e sistemit. Nuk kanë kohë për marrëveshje sepse shumë shpejt do të jenë të akuzuar nga SPAK për korrupsion. Nuk mund të vazhdojnë më në politikë. Mbaje mend dhe më thirr pas një muaji”, tha ai.