fbpx

Rama: Bashkim doganor me Kosovën, askush nuk na ndal

mbledhja-shqiperi-kosove.jpg

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot nga Kukësi edhe një herë bashkimin doganor me Kosovën.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për heqjen e  kufirit Kosovë-Shqipëri, kryeministri tha se do ketë bashkim doganor dhe jo heqje të doganave.

Sipas tij askush nuk mund ta ndalojë apo të shohë vëngër këtë iniciativë pasi bëhet fjalë për një marrëveshje mes dy shtetesh.

“Do bëjmë bashkim doganor me Kosovën dhe këtë nuk na e ndalojnë dot sepse nuk ka arsye që të shikohet me vështrim të vëngër, pasi kemi të drejtë dy shtetet që të bëjmë marrëveshje. Kemi qenë gati që vjet, Kosova nuk ishte gati dhe marrëveshja nuk u miratua. Po që në mbledhjen e nëntorit jemi gati të vendosim. Durrësi do të jetë dogana e përbashkët për të gjithë mallrat që hyjnë nga porti drejt Kosovës.”- tha Rama.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *