Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Durrës. Ai ka inspektuar shkollën e re që është ndërtuar.
Gjatë takimit me mësuesit dhe drejtoreshën, Rama bëri disa batuta me këtë të fundit, se i kishte dalë nami si shtrigë.
Biseda e plotë:
Rama i drejtohet mësueses: Kush është drejtoresha nga ju?
(Mësuesja tregon nga drejtoresha)
Drejtoresha: Nuk ka problem, ne punojmë si staf
Rama: Duket që ishe ti drejtoresha, se kur të doli para mësuesja të bënë sytë xixa
Mësuesja: Nuk e dija që ishte pas meje
Drejtoresha: Nuk ka problem
Rama: Je një shtrigë, e di si e ke namin e shtrigë apo jo. Të ka dalë nami gjithandej