fbpx

Rama bën deklaratën bombë për spitalet private: Mos shkoni atje, duan t’ju shesin ilaçet

d7ef10a7-7244-47ad-bb5f-a297b906f5b6.jpg

Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për mjekimet apo ilaçet kundër Covid-19. Jo vetëm kaq, por ai është ndalur te spitalet private.

Ai ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se privati është lidhur me farmacitë dhe thjesht duan të shesin ilaçet e tyre.

Pjesë nga fjala e Ramës: 

Kjo sëmundje nuk erdhi sot, ka muaj dhe çdo kush tani është mësuar me këtë, i di dhe duhet t’i dijë disa gjëra specifike. Disa gjëra bazë. Dhe pse është sëmundje vdekjeprurëse nuk duhet që direkt ta mbysim veten me antibiotikë. Jo nuk është kështu. Mos dëgjoni të tjerët. Keni mjekun e familjes, se privati atë punë ka të shesë, janë të lidhur me farmacitë, atë duan të shesin ilaçe. Por jo s’funksionon kështu bli ilaçe mbytu me to. Kemi rastin e Silva Binos, që nuk iku në Turqi, e kaloi në spital në Tiranë. Pse shkoi aty? Se duke qenë shumë në brendësi të të gjithave, e di shumë mirë që s’ka në Turqi asgjë më shumë se sa ka katu. Dhe të thonë çfarë të duan për mjekët tanë ata janë heronj.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303