Rama bën parashikimin për vitin 2021, ja çfarë thotë

Kryeministri i vendit, Edi Rama foli në Kuvend edhe për opozitën, ku u shpreh se nuk vjen në pushtet as në 2021.

“Pjesëmarrja e 30 qershorit tejkaloi çdo parashikim. Arritëm përqindje më të lartë votash se koalicioni fitues që qeverisi Shqipërinë në 2015. Patëm numër më të madh votash për kandidatët në një garë ku gjysma s’kishin kundërshtarë, krahasuar me kandidatët kur ishim me LSI në koalicion. Ta lexosh si refuzim popullor përqindjen krejt normale në këto zgjedhje të bombarduara me kërcënime do të thotë të mos kuptosh se çfarë vjen më pas”, tha Rama.

Sipas Ramës, opozita ka zero shanse të rikthehet te fitorja./real-news.tv