Rama bën përkthyesin, italiani bën gafën, e ngatërron me Metën

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka qenë i pranishëm ditën e sotme në inaugurimin e një resorti në Durrës.

Ai ka pranuar të bëjë rolin e përkthyesit në momentin kur shefi italian i kuzhinës ka folur.

Mirëpo, ky i fundit është ngatërruar, pasi e ka quajtur Ramën president e jo kryeministër.

“Mirëmbrëma të gjithëve. Sigurisht është një detyrë sfiduese që më ka propozuar presidenti…”, tha shefi italian.

“Në fakt unë jam kryeministri jo presidenti”, vijoi Rama.