fbpx

Rama-Berisha, përballje për lojërat e fatit

rama-berisha.jpg

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me deklaratat e ish-Kryeministrit Sali Berisha, i cili u shpreh për një familja mafioze “Rama”, e cila sipas tij po krijon monopolin e vet të lojërave të bixhozit, duke mbyllur 9 mijë pika dhe hap online me celular 1 milion të tilla.

Rama ka deklaruar në reagimin e tij se Sali Berisha  vijon t’u dalë për zot lojërave të fatit.  Sipas tij, opozita ka mbetur peng i politikës së dëshpëruar.

“Saliu u del për zot basteve, partia e vet i del kundër kontrollit mjekësor bazë FALAS?Këto janë dy fytyrat kuptimplota të një opozite që ka humbur bastin me të ardhmen dhe ka mbetur peng i një politike të dëshpëruar dyfytyrësie e shterpësie të ububushme. Bastet vdiqën Sali”, shkruan Rama në “Twitter”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *