fbpx

Pas mbylljes së basteve, Rama nis betejën anti-alkool tek minorenët

alkool.jpg

Pas miratimit të ligjit për mbylljen e basteve sportive të të gjitha lojërave, edhe atyre online, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një tjetër betejë të qeverisë së tij që prek drejtpërdrejt shoqërinë. Një tjetër masë për të larguar të rinjtë nga veset dhe shkeljet flagrante që deri më tani i janë bërë ligjit.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, kreu i qeverisë shkruan se do të nisë një betejë kundër tregtimit të alkoolit për të rinjtë që janë nën moshën 18 vjeç.

Po ashtu – paralajmëron Rama – do të ndalohet hyrja në lokale gjatë orareve të mësimit, nëse nxënësit nuk janë të shoqëruar nga mësues apo prindër. Në këtë postim, shefi i mazhorancës thotë se shumë shpejt do të nisë edhe plani konkret me të gjitha penalizimet dhe masat administrative që do të marrin lokalet që shkelin rregullat duke ofruar alkool për minorenët.

“Tani radhën e ka beteja kundër tregtimit të alkoolit për të rinjtë nën 18 vjeç dhe ndalimi i hyrjes në lokale për ta gjatë orareve të mësimit, të pashoqëruar me mësues apo prindër.Shumë shpejt plani i masave administrative për lokalet që kapen në shkelje të këtyre dy rregullave”, shkruan Kryeministri Edi Rama në Twitter.

Po sot, në Kuvendin e Shqipërisë u miratua ligji për ndalimin e pijeve energjike për personat nen 18-vjeç. Projektligji, që parashikon edhe kufizimin e marketingut për këto produkte, u miratua me 75 votat e deputetëve të mazhorancës. Në ligj është parashikuar gjobë 10 mijë lekë kush u shet pije energjike fëmijëve.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *