fbpx

Rama çon Tom Doshin në mbledhje, sekretari i Këshillit refuzon ta drejtojë

toma.jpeg

Mbledhja e këshillit bashkiak për konstituimin e këshilltarëve të rinj në bashkinë e Shkodrës po zhvillohet në ambientet e bibliotekës së Universitetit “Luigj Gurakuqi”.

Ndërkohë që jashtë ambienteve po zhvillohet një protestë nga Partia Demokratike, në ambientet e bibliotekës socialistët po zhvillojnë mbledhjen e këshillit bashkiak.

Mbledhja po drejtohet nga prefekti i Shkodrës Çesk Millja, pasi sekretari i Këshillit të mëparshëm Suel Hidri nuk e ka marrë përsipër që të drejtojë mbledhjen, për arsye politike.

Ndërkaq në mbledhje vihet re që mungon deputeti Ditmir Bushati, dhe si përfaqësues nga Partia Socialiste e Shkodrës është Tom Doshi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303