fbpx

Rama del me këshillën miqësore ndaj Lulzim Bashës: Lëri sharjet dhe kërcënimet se…

Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në rrjetin social Twitter, i ka dhënë një këshillë miqësore Kryedemokratit, Lulzim Basha që të lërë sharjet dhe kërcënimet se marrëveshja e 5 qershorit u bë për ta dhe jo për PS.

“Një këshillë miqësore për Lulzim Bashën e kolegët opozitarë jashtë Kuvendit: Lërini sharjet e kërcënimet ju lutem e mos thoni u prish marrëveshja, se ajo marrëveshje u bë me ju e për ju, jo për ne!.Ne s’donim e s’duam administratë zgjedhore partiake, prandaj mos na provokoni se s’ua kemi borxh as ne, as populli jo e jo, pasi morët gjithçka deshët! Peng Kuvendin e zgjedhësit, të cilëve do t’u japim mundësinë të votojnë për deputetin e jo vetëm për partinë, nuk i merrni dot! Po mos na nxisni kundër asaj marrëveshjeje që e bëmë për ju po na lini ta votojmë”.