Rama del para mediave dhe bën premtimin e madh, ja ç’do ndodhë së shpejti

rama-1.jpg

Kryeministri Edi Rama ka çelur sot garën për projektin madhor të  infrastrukturës kombëtare, Milot – Fier, pjesë e Korridorit Blu.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë deklaroi se nuk do të hyet më fshehtas në Rinas, ndërsa premtoi se shumë shpejt nis ndërtimi i rrugës Shëngjin-Velipojë.

“Nuk do të duhet më të hyhet mçeftas në Rinas se jemi vendi i vetëm në Europë, që shkohet mçeftas, futesh në një kthesë dhe hyn në rrugë fshati, se më parë ishte një shteg fshati. Shumë shpejt do nisim ndërtimin e rrugës Shëngjin-Velipojë, sëbashku me projektin e lidhjes së shkurtër lart me Malin e Zi që do bëjë të mundur edhe nga ana e Shkodrës të vihet në Shqipëri përmes një rruge turistike. Do krijojmë një tjetër perceptim për Shqipërinë, për të gjithë ata që hyjnë në vendin tonë”,- tha Rama.

Sa për aksin Milot – Fier, Rama tha se kjo rrugë do të jetë në pjesën e vetë kryesore e aksesuesshme për tre vjet dhe plotësisht për 5 vjet.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303