fbpx

Rama dhe Ahmetaj në Thumanë, japin mesazhin e rëndësishëm

Screenshot_11-5.png

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj kanë qenë ditën e sotme në Thumanë. Ata kanë inspektuar vijimësinë e punës për procesin e Rindërtimit.

Ministri Ahmetaj tha se investimi në këtë zonë është i përbashkët, mes shtetit që ndërton infrastukturën e duhur dhe fondacionit Firdeus. Edhe fondacioni i Behgjet Pacollit ka kontribuuar në rindërtimin e kësaj zone.

“Mbreslënëse puna në kantierin e Rilindjes së Thumanës për banesat individuale, infrastrukturën rrugore, pallatet, shkollën, kopshtin, ambulancën, njësitë e shërbimeve publike si edhe qendrën e re komunitare së bashku me terrenet sportive e parqet”, shkruan ministri Ahmetaj.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303