fbpx

Rama dhe Vuçiç bëhen bashkë me Zaev, shëtisin rrugëve të qytetit, nesër firmosin marrëveshje të rëndësishme, Mini-Shengeni do të ketë një emër të ri

A054CFBA-9DAD-4E89-8A1B-AA58A8604294.jpeg

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ndodhet në Maqedoninë e Veriut, ku janë pritur nga kryeministri i vendit, Zoran Zaev. Kjo vizitë është bërë në kuadër të Samitit të Shkupit që pritet të mbahet nesër në qytetin me të njëjtin emër që do të drejtohet nga Zaev.

Liderët e Ballkanit Perëndimor pritet që të qëndrojnë dy ditë në Shkup, ku dhe do të marrin pjesë në Forumin Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal. Sapo mbërritën këtë pasditë në kryeqytetin maqedonas, të tre liderët u filmuan teksa shëtisnin rrugëve të qytetit dhe shumë banorë i ndalonin për të bërë foto me ta. I dërguari i Top Channel në Shkup, Muhamed Veliu ka zbardhur detaje në lidhje me axhendën e Samitit që pritet të mbahet nesër.

Tre liderët e Ballkanit Perëndimor do të nënshkruajnë nesër dy memorandume dhe një marrëveshje ndërshtetërore që ka për qëllim lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe thjeshtimin e formaliteteve lidhur me importin, eksportin dhe lëvizjen mallrave, bashkëpunimin mes doganave dhe autoriteteve të tjera kompetente. Forumi që do të mbahet nesër është ndarë në tre pjesë. Fjala e 3 lidërve, diskutime me karakter ekonomik dhe ceremonia nënshkrimit të tre marrëveshjeve të reja.

Zoran Zaev, Aleksandër Vuçiç dhe Edi Rama do të paraqesin edhe një vizion politik e ekonomik për një rajon të integruar. Forumi Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal në Ballkanin Perëndimor do të përfshijë më shumë se 300 kompani nga Maqedonia e Veriut, Serbia, Shqipëria, dhe BeH, si dhe biznese tjera rajonale.

Vetë Rama në një intervistë për Top-Channel nga Shkupi bëri me dije se do të ndryshohet emri i ri i nismës që deri më sot e njohim si minishengeni, por është kontestuar deri tani nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili do të mungojë edhe këtë herë në tryezën e liderëve të Ballkanit.

“Shengeni Rajonal është vetëm korniza e një formule që është formula e BE, pra korniza e katër lirive të BE, lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, e shërbimeve dhe kapitalit. Duke qenë se shumëkush është kapur pas këtij emri dhe është menduar që të ketë një emër tjetër thjesht si nisëm, unë mendoj se kush do të kapet me emrin, do të kapet prap me emrin, nuk është se do të zgjidhet gjë nga kjo anë,”- tha Rama ndërsa nuk preferoi të bënte asnjë koment për Kurtin.

Ky i fundit përmes një reagimi zyrtar ka rikonfirmuar edhe njëherë mungesën e tij.  zyra e kryeministrit Kurti tha se qëndrimet e tyre janë të qarta dhe iniciativa e quajtur “Mini-shengen” nuk e ka miratimin e tyre.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303